Aktualitet

’20 shkurti’/ Porositë e deputetit Korreshi për protestuesit: Merrni bukë me vete, byrekë dhe dhallë!

Deputeti i PD-së Samir Korreshi ka komentuar protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme, në kryeqytet.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se qytetarët ndryshe nga herët e tjera kanë shprehur gatishmërinë për të qenë në protestë.

Gjithashtu ai pati dhe një porosi për qytetarët duke thënë që këta të fundit duhet të marrin bukë, byrekë dhe dhallë me vete, duke lënë të nënkuptohet se protesta do të zgjasë.

“Njerëzit nga Lushnja do të marrin bukë me vete, byrekë dhe dhallë me vete e drejtë e në Tiranë. Ka një dëshirë të çmendur, ka kaq kohë që nuk e ndjej një gjë të tillë, dhe me thënë të drejtën, jam euforik dhe unë.

Kemi pasur   vështirësi për të thirrur njerëzit në protestë, ndërsa sot është e kundërta, njerëzit na marrin në telefon dhe na thonë që do vijmë dhe ne. Është një gjë fantastike për momentin e trishtë që po kalon Shqipëria”-tha ai./m.j

#shkurti #Porositë #deputetit #Korreshi #për #protestuesit #Merrni #bukë #vete #byrekë #dhe #dhallë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button