Aktualitet

Leku do forcohet/ BSH: Turizmi dhe investimet e huaja ndikojnë në kursin e këmbimit

Banka e Shqipërisë pret që leku të vazhdojë të forcohet në krahasim me monedhat e huaja dhe kursi i këmbimit të luajë rol në frenimin e rritjes së çmimit.

Fluksi i turistëve nga Europa dhe investimet e huaja, janë faktorë që do të ndikojnë në këtë ecuri, ku leku do të vazhdojë të fitojë pikë ndaj monedhave të huaja edhe këtë vit.

Në raportin e politikave financiare të bankës së Shqipërisë, thuhet se kursi i këmbimit do të vijojë të ndikojë në uljen e inflacionit deri në objektivin 3%.

Euro aktualisht këmbehet me 103.7 lekë dhe dollari me 94, vlerë kjo e qëndrueshme që nga fillimi i dhjetorit.

Ecuria e kursit të këmbimit ka sjellë ndikim edhe në eksporte dhe importe duke shënuar një rënie me 11.2 për qind.

Po ashtu, dhe sektori i fasonerisë ka shprehur shqetësimin e humbjeve të mëdha.

Për këtë arsye, është kërkuar marrja e masave për të përmirësuar teknologjinë, por dhe është theksuar se është diversifikuar burimi i të ardhurave duke u rritur në sektorin e turizmit dhe investimet çka ndikon dhe në rënien e papunësisë.

/f.s

#Leku #forcohet #BSH #Turizmi #dhe #investimet #huaja #ndikojnë #në #kursin #këmbimit
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button