Aktualitet

Digjen lokali dhe makinat e biznesmenit në Lezhë, shpallet në kërkim një person

Një lokal dhe dy makina të një personi janë djegur me benzinë gjatë natës në Kalivaç të Lezhës. Policia njoftoi se lokali dhe mjetet ishin në pronësi të një 62-vjeçari.

Autor i kësaj ngjarje, gjithnjë sipas uniformave blu, është një 57-vjeçar. Ai është shpallur në kërkim.

Policia thotë se po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.

Sa i përket motivit, ende nuk dihet pse 57-vjeçari ia ka vënë benzinën lokalit dhe dy makinave.

Njoftimi i policisë

Dogji në mesnatë, me lëndë djegëse (benzinë), lokalin dhe 2 automjete të një shtetasi, Policia identifikon brenda pak orësh autorin dhe vijon punën për kapjen e tij.

Pas njoftimit se rreth orës 00:15, në fshatin Kalivaç, Lezhë, ishin djegur me lëndë djegëse (benzinë), lokali dhe 2 automjete të parkuara në afërsi të lokalit, në pronësi të shtetasit P. Gj., 62 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në vendin e ngjarjes, brenda pak orësh, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit E. C., 57 vjeç, banues në Lezhë.

Vijon intensivisht puna për kapjen e 57-vjeçarit, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast, si dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/f.s

#Digjen #lokali #dhe #makinat #biznesmenit #në #Lezhë #shpallet #në #kërkim #një #person
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button