E rëndë në Greqi – Djali i pret kokën babait dhe njofton policinë: Ejani më merrni, vrava babain tim!

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Trikala të Greqisë, ku një 46-vjeçar ka vrarë babain e tij 76-vjeçar.
Sipas mediave greke, djali i preu kokën të atit me sharrë elektrike brenda biznesit të tyre familjar.
Pas krimit, ai telefonoi policinë duke thënë “kam probleme psikologjike, ejani më merrni, vrava babain tim”.
Punonjësit e policisë që shkuan në vendngjarje u përballën me pamje tmerruese.
Autori u arrestua nga policia dhe u dërgua fillimisht në spital, pasi kishte lënduar veten pas vrasjes së babait.
Dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Një banor i zonës tha për autoritetet se kishte dëgjuar zënka mes djalit dhe babait të tij.
“Por nuk e imagjoja kurrë që ai do ta vriste”, ka thënë banori.
Krimi ndodhi pas një konflikti mes të dyve.
#rëndë #në #Greqi #Djali #pret #kokën #babait #dhe #njofton #policinë #Ejani #më #merrni #vrava #babain #tim
Java News