U shpall kampion Europe, Dudaev: Objektivi tjetër, kualifikimi në Lojërat Olimpike.

Islam Duadev u shpall kampion Europe në peshën deri 65 kilogramë në stilin e lirë, duke mundur rusin Gadzhimurad Rashidov, kampion bote, Europe dhe medalist olimpik në të kaluarën. Duadev tregon për TV Klan se si arriti suksesin dhe për synimin e ardhshëm.
“Ky është rezultati më i mirë në karrierën time. U përgatita mirë edhe pse e njihja mjaftueshëm kundërshtarin pasi jemi stërvitur bashkë. Qëllimi tjetër është kualifikimi në Lojërat Olimpike”, tha Islam Dudaev.
Presidenti i Federatës, Sahit Prizreni pret që Shqipëria të përfaqësohet me disa mundës në Paris 2024. “Sahit Prizreni, President i Federatës Shqiptare të Mundjes: Deri tani kemi vetëm 1 normë olimpike. Jam i bindur që shqipëria do të përfaqësohet në këtë olimpiadë dhe shpresoj që të vijmë me 3 medalje,” shprehet ai.
Në muajin Prill në Azerbajxhan dhe Maj në Turqi do të mbahen turne që vlejnë për sigurimin e normës olimpike.
#shpall #kampion #Europe #Dudaev #Objektivi #tjetër #kualifikimi #në #Lojërat #Olimpike
Java News