Aktualitet

Rikonstruktohet “Vila 31” e Enver Hoxhës, do tëshfrytëzohet si qendër arti

Godina ku jetoi diktatori Enver Hoxha po rikonstruktohet. Vila 31 nuk kishte asnjë funksion prej rënies se regjimit komunist në 1990. Tashmë ajo po bëhet gati të marrë një destinacion të ri.

Gjatë vizitës së parë në Shqipëri të presidentit francez Emanuel Makron, kryeministri Edi Rama deklaroi se vila e ish diktatorit do të shndërrohej në një strehë arti.

“Thamë se në këto mure duhet bërë gjithçka që urrente pronari i mëparshëm dhe atë që donte të largonte. Një nga gjërat më të urryera të diktaturës dhe Enver Hoxhës ishte pikërisht shprehja e lirë e artistëve. Si përfundim e vendosëm këtë dhe filluam duke bërë hapa duke hapur dyert e kësaj shtëpie për krijuesit e rinj. Nuk po e fshijmë totalisht të kaluarën por po e kthejmë në burim energjie të lirisë së shprehjes me respekt dhe admirim”, tha Rama në 17 tetor të 2023.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në tetor të vitit të shkuar  vila 31 do të jepej për shfrytëzim për një projekt kulturor. Disa ambiente të kësaj ndërtese do të shfrytëzohen për realizimin e projektit “Vila Art Rezidencë Tirana”.

Zbatimi i projektit do të bëhet nga Ministria e Kulturës, e cila do të marrë përsipër vetëm tarifat e furnizimit me energji elektrike dhe ujë, si dhe koston e mirëmbajtjes së trajtimit të këtyre ambienteve gjatë gjithë periudhës së dhënies në shfrytëzim.

Pas vitit 1991, shtesa e re e ndërtesës që ishte bërë në vitin 1973, u menaxhua nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe ka shërbyer për pritje zyrtare dhe aktivitete të ndryshme. Pjesa e vjetër e saj ka funksionuar si biznes.

/a.r

#Rikonstruktohet #Vila #Enver #Hoxhës #tëshfrytëzohet #qendër #arti
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button