Aktualitet

Tentoi të digjte “Benzin” dhe një supermarket, arrestohet 41-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia ka arrestuar 41-vjeçarin me iniciale Gj.D, banues në fshatin Stajkë pasi dyshohet se është autor i 2 rasteve të tentativës për të djegur me lëndë djegëse një automjet dhe fasadën e një supermarketi në Vaun e Dejës.

Rasti i parë daton më 15 Shkurt të 2024-shit, ku ai ka hedhur një shishe me lëndë djegëse në drejtim të supermarketit me administrator 41-vjeçarin me iniciale L.M., banues në Shkodër, pa shkaktuar dëme.

2 ditë më pas, më 17 Shkurt, i arrestuari ka hedhur një shishe me lëndë djegëse në drejtim të makinës tip “Benz” në pronësi të një tjetër shtetasi, 49-vjeçarit me iniciale B.S., banues në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës.

Vijon puna hetimore për zbardhjen e rasteve të tjera të shkatërrimit të pronës, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/a.r

#Tentoi #të #digjte #Benzin #dhe #një #supermarket #arrestohet #41vjeçari #në #Vaun #Dejës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button