Të shtëna në Pejë, kapen dy armë në vendin e ngjarjes

Pas disa të shtënave me armë zjarri, në Rugovë të Pejës është arrestuar një burrë.
Ai dyshohet të jetë autori i gjuajtjes me armë dhe në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një AK-47 me 58 copë fishekë dhe një armë zjarri 20-she me 22 copë gëzhoja.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Pas disa të shtënave me armë zjarri, policia tek i dyshuari mashkull kosovar në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47 me 58 copë fishekë dhe një armë zjarri 20-she me 22 copë gëzhoja. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
#Të #shtëna #në #Pejë #kapen #armë #në #vendin #ngjarjes
gazetablic.com