Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira, temperaturat do të jenë të larta.

Anticikloni afrikan po dobësohet për shkak të masave ajrore nga Atlantiku të cilat do të ndikojnë kushtet e motit në javën e ardhshme në territorin e Shqipërisë.
E Diel, 18 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , dhe vranësira të pakta deri mesatare pasdite. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 2 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 1/18°C
– Zonat e ulëta 4/22°C
– Zonat bregdetare 8/22°C
Kosovë
Kosova për dt. 18 Shkurt 2024 do të ketë vranësira mesatare deri të dendura. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 0°C –4°C në mëngjes deri në 11°C – 14°C gradë Celsius në mesditë.
E Hënë, 19 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, reshje të pakta në lindje. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 2/14°C
– Zonat e ulëta 3/18°C
– Zonat bregdetare 8/18°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
#Dita #sotme #të #jetë #kthjellime #dhe #vranësira #temperaturat #të #jenë #të #larta
Java News