SPAK u sekuestroi pasuritë, Jamarbër dhe Argita Malltezi bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e SPAK, për sekuestrimin e pasurive.
Sipas gazetares Anila Hoxha, çështja është regjistruar në Gjykatë në 14 shkurt, ndërsa ende nuk është bërë e ditur data e gjyqit.
Dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha i janë sekuestruar asete pasurore, mes tyre llogari bankare, vilë, apartamente, por edhe aksione të shoqërive që janë nën hetim për dosjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Malltezi më herët ka bërë kërkesë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për kthimin e celularit, kompjuterit dhe sendeve të tjera të sekuestruara nga SPAK, por i është refuzuar.
Një rekurs tjetër, Malltezi e ka dërguar në Gjykatën e Lartë, për kundërshtimin e masës “arrest në shtëpi”, ku nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme ka bërë rekurs për rikthimin në burg të tij, që do të mbahet më 5 mars në orën 12.30.
Ndaj Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani./m.j
#SPAK #sekuestroi #pasuritë #Jamarbër #dhe #Argita #Malltezi #bëjnë #rekurs #në #Gjykatën #Lartë
Java News