
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nxjerrë rezultatet preliminare për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut:Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok dhe sipas tyre, Vetëvendosje ka fituar dy komuna, e dy të tjera i ka fituar Partia Demokratike e Kosovës.Sipas këtyre rezultateve, në Leposaviq dhe në Mitrovicën e Veriut kanë fituar kandidatët e LVV-së, ndërsa në Zubin Potok dhe në Zveçan ata të PDK-së
Radoniqi: Mbyllen vendvotimet, në 4 komunat veriore votuan 1557 qytetarë
Sipas informacioneve të vazhdueshme që kemi pranuar nga katër komunat e veriut, procesi zgjedhor është zhvilluar pa ndonjë problem.
Kështu deklaroi kryatari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në konferencën me gazetarë, teksa njoftoi se të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur.
Ai bëri të ditur se aktualisht anëtarët e këtyre qendrave të vendvotimve janë duke bërë numërimin e votave, derisa njoftoi për numrin e qytetarëve që kanë votuar.
“Numri i qytetarëve që kanë votuar është si në vijim: Leposaviq kane votuar 141 votues apo 1.06%; Zubin Potok kanë votuar 385 votues apo 5.78%; Zveçan 204 votues apo 2.92 %; Mitroivë e Veriut kanë votuar 837 votues apo 4.62 %”, njoftoi kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Ai shtoi më tej se KQZ ka ofruar mundësitë e kushtet për të votuar të gjithë qytetarëve në këto komuna që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe institucionet demokratike.
Me këtë rast, Radoniq ka falënderuar Prokurorinë e shtetit, Policinë e Kosovës si dhe institucionet tjera për angazhimin në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Pas numërimit të fletëvotimeve në të gjitha vendvotime, tha më tej Radoniqi, KQZ do të dalë me rezultatet preliminare do të publikohen ne ueb-faqen e KQZ-së, diku pas orës 20:00.