Aktualitet
Ndërron jetë një tjetër kritik i Putinit, u bë i famshëm për imazhet e jetës së përditshme në Rusi

Fotografi rus, Dmitry Markov ka vdekur në moshën 42-vjeçare, thanë të premten mediat lokale në qytetin e tij të lindjes.
Markov, i cili mbështetej vetëm në një iPhone për fotografitë e tij, u bë i famshëm për kapjen e imazheve të jetës së përditshme në Rusi, raporton theMoscowTimes.
Fotografia e një oficeri policie të maskuar i ulur nën portretin e presidentit rus, Vladimir Putin u bë simbol i protestave të vitit 2021 kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.
Fotografia u shit për dy milionë rubla (21,760 dollarë) në një ankand në internet, me të ardhurat që u shkuan njerëzve të arrestuar ose gjobitur gjatë mitingjeve në mbështetje të Navalny.
#Ndërron #jetë #një #tjetër #kritik #Putinit #bë #famshëm #për #imazhet #jetës #së #përditshme #në #Rusi
Java News