Aktualitet

16-vjetori i Pavarësisë, Macron letër urimi presidentes Vjosa Osmani

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i ka dërguar një letër urimi presidentes Vjosa Osmani.

Në letrën e urimit Macron përshëndet dinamizmin e Kosovës dhe përparimin mbresëlënës të bërë që nga shpallja e pavarësisë, duke thënë se Kosova do të jetë brenda Bashkimit Evropian.

Ndër të tjera, presidenti francez ka inkurajuar Kosovën që të vazhdojë reformat për sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, si dhe thekson se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është sfidë parësore.

“Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila në veçanti përfshin organizimin e zgjedhjeve të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve. Unë shpresoj që Kosova të marrë vendimet e guximshme që janë të nevojshme dhe që do t’i mundësojnë të përparojë në trajektoren e saj evropiane”, thuhet në letrën e Macron.

#16vjetori #Pavarësisë #Macron #letër #urimi #presidentes #Vjosa #Osmani
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button