Sport

Derbi, Partizani rikthehet te triumfi në kampionat, përmbys Tiranën në “Air Albania”

Partizani rikthehet te triumfi në kampionat dhe atë e bën në derbin ndaj Tiranës në “Air Albania”, teksa “bardheblutë” vuajnë për javën e dytë radhazi mungesën e fitores.

“Të kuqtë” e kryeqytetit përmbysën me rezultatin 2-1 “bardheblutë” në një takim që rezultoi shumë i luftuar dhe spektakolarë.

Ishin “bardheblutë” e kryeqytetit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës. Në minutën e 7’ me Tiranën që u hodh në kundërsulm, pas tentativës së Abazajt që u ndal nga portieri Hoxha, topi përfundoi te Latifi, me sulmuesin “bardheblu” që e finalizoi në fund të rrjetës dhe kaloi miqtë në avantazh.

Megjithatë pas një ndërhyrje të gabuar të portierit Abdullahu ndaj Skukës, Partizani fitoi penallti që u ekzekutua më së miri nga sulmuesi i “të kuqve” në minutën e 32’.

Pjesa e dytë nga ana tjetër solli raste të shumta, megjithatë nuk dhuroi ëm gola.

Pas javës së 24-ët të kategorisë Superiore, Partizani renditet në vend të dytë me 40 pikë,teksa Tirana në vend të katërt me 34 pikë.

#Derbi #Partizani #rikthehet #triumfi #në #kampionat #përmbys #Tiranën #në #Air #Albania
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button