Aktualitet

“7 QIEJT”, ja simbolika e pamjes së re të Monumentit të Pavarësisë së Kosovës, “NEWBORN”

Monumenti “Newborn”, simbol i pavarësisë së Kosovës, edhe këtë vit ka ndryshuar pamjen. Tema lidhet me të drejtën e lëvizjes që shtetasit kosovarë e fituan këtë vit.

Kosova shënon 16-vjetorin e pavarësisë dhe monumenti “Newborn”, ashtu sikurse çdo vit, ka ndryshuar pamje.

Tema kësaj radhe lidhet me lirinë e lëvizjes në zonën Shengen që shtetasit kosovarë e fituan këtë vit.

“Sivjet ndodhi liberalizimi dhe tema i kushtohet lirisë së lëvizjes. Titullin e ka 7 qiejt, i ka 7 shkronja, dhe në secilën shkronjë është një qiell përmbi një qytet të caktuar të Europës në të cilin mund të udhëtojnë, qytetet janë poshtë si silueta”.

Edhe kësaj radhe, ndryshimi i pamjes së “Newborn” po ndodh me vetëfinancim ndërsa ata që janë angazhuar janë vullnetarë.

Ashtu sikurse ka ndodhur gjithmonë, monumenti i pavarësisë së Kosovës, do të presë vizitorë të shumtë.

“Newborn” është i njerëzve ta prekin, të shkruajnë, të fotografojnë dhe pastaj ne ta rifreskojmë me një temë të re sepse nuk e besoj që ka një monument kaq dinamik që e ndryshon pamjen çdo vit. E them me bindje të plotë që është objekti më i fotografuar në Ballkan nëse jo edhe më larg”, tha Fisnik Ismaili.

Aktivitetet në shënim të 16-vjetorit të pavarësisë po shënohen nën sloganin “Kosovë, ne të dalim zot”.

#QIEJT #simbolika #pamjes #së #të #Monumentit #të #Pavarësisë #së #Kosovës #NEWBORN
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button