Aktualitet

Meta nis propozimet e fushatës: Edhe ata me një vit punë duhet të përfitojë pension

“Pensionistët janë shtresa më e pambështetur nga qeveria”.

Ishte kjo kryefjala e tryezës së organizuar nga Partia e Lirisë. Kreu i kësaj force politike, Ilir Meta, teksa akuzoi qeverinë se ka braktisur pensionistët dhe shtresat në nevojë, propozoi një sërë nismash se si mund t’u vihet në ndihmë këtyre kategorive, duke nisur nga ndryshimi i skemës së sigurimeve shoqërore për të përfituar dhe ata persona që nuk kanë mbi 15 vite punë të siguruar.

“Mbulimin e plotë financiar të të gjitha barnave të pensionistëve; mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore në banesë për të gjithë pensionistët që janë të pamundur; fizioterapinë pa pagesë për pensionistët me sëmundje invalidizuese. Edhe një vit punë të ketë një qytetar, duhet të përfitojë pension; indeksim i shpeshtë i pensioneve kur ka kriza; rritjen e pensioneve në nivelin e rritjes reale ekonomike”, tha Meta.

/f.s

#Meta #nis #propozimet #fushatës #Edhe #ata #një #vit #punë #duhet #të #përfitojë #pension
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button