39-vjeçari shqiptar vret me armë bashkëjetuesen në Kretë

Shtetasi shqiptar Gentian Mino, 39 vjeç është arrestuar mëngjesin e së premtes nga policia në Heraklio të Kretës, pasi ka ekzekutuar me një pistoletë bashkëjetuesen e tij rumune Jana Bajan, 29 vjeçe.
Sipas policisë greke, ka qenë vetë Mino që i telefonoi policisë se kishte ekzekutuar shtetasen rumune.
Ai u tha agjentëve se ishte në gjendje të dehur dhe pasi ishte kthyer në banesë vonë natën, kishte debatuar me viktimën.
Në sherr e sipër, nxori një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe shtiu dy herë mbi të.
Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.
Policia thotë se Bino është i skeduar lidhur me trafik dhe përdorim lëndësh narkotike.
Ai u dërgua në drejtorinë e policisë së Heraklios ku pritet të sqarojë në detaje rrethanat e krimit.
/Euronews Albania/
#39vjeçari #shqiptar #vret #armë #bashkëjetuesen #në #Kretë
gazetablic.com