Blinken dhe Hasani firmosin në kryeministri dy marrëveshjet mes Shqipërisë dhe SHBA

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ishte këtë të enjte në një vizitë në Tiranë ku ka nënshkruar 2 memorandume me Shqipërinë.
Këto memorandume kanë të bëjnë me mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike dhe programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.
Nga pala shqiptare, firmën mbi këto memorandume e hodhi ministri i Jashtëm, Igli Hasani.
Pas firmosjes, Blinken së bashku me kryeministrin Edi Rama zhvilluan një konferencë për shtyp, ku nuk munguan mesazhet e sekretarit të shtetit si për reformën në drejrësi edhe për çështjen e Kosovës.
Blinkeni tha se pavarësisht se ka qenë e vështirë reforma në drejtësi ka filluar të japërezultate. Duke folur për Kosovën sekretari i shtetit tha se dialogu i mundësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbi është ivemti shteg për të qetësuar situatën.
Marrëveshjet e firmosura:
Memorandum mirëkuptimi, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.
Memorandumit mirëkuptimi Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi./m.j
#Blinken #dhe #Hasani #firmosin #në #kryeministri #marrëveshjet #mes #Shqipërisë #dhe #SHBA
Java News