Aktualitet

Blinken e vlerësoi Ramën si ‘një udhëheqës të shkëlqyer’, Nesho: Komplimente madhore por dikush ia ka përgatitur

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho në një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV foli për vizitën e Sekretarit Amerikan Antony Blinken duke e konsideruar si një vlerësim shumë të madh për Shqipërinë.

Mes të tjerash, ai komentoi edhe vleresimet që zyrtari i lartë amerikan pati për kryeministrin Edi Rama të cilin e cilësoi si ‘udhëheqës të shkëlqyer që di të përballojë vështirësi’.

Nesho tha se vlerësime të tilla bëhen më së shumti për mirësjellje për shkak se Blinken nuk e ka vizituar më parë Shqipërinë dhe se dikush ia ka përgatitur fjalën që mbajti te Piramida ku kujtoi edhe rolin e Ramës në ndryshimin e pamjes së kryeqytetit gjatë kohës që ishte kryebashkiak.

“Për veten time do më dukeshin komplimente madhore, do e cilësoja zhvillim të jashtëzakonshëm kur i bën Blinken. Por duhet të kemi parasysh që e ka me të dëgjuar, nuk e ka vizituar ndonjëherë Shqipërinë. Sigurisht dikush ia ka përgatitur, i kanë thënë se ky ka qenë një kryebashkiak që ka ngjyer Tiranën me bojëra të ndezura dhe si i tillë ka ngjallur shpresën e shqiptarëve. Prandaj ne duhet t’i shikojmë me dashamirësi, e falenderojmë që pati kohë të merret me Shqipërinë, se një vend i vogël jemi ne”- u shpreh Nesho.

Ish-ambasadori shtoi se një vizitë e tillë tregon se SHBA-të kanë rikthyer vëmendjen e tyre në rajonin e Ballkanit që shihet si një zonë ku Rusia dhe Kina mund të tentojnë të rrisin ndikimin.

“Ka një rikthim të vëmendjes për këtë rajon duke parë se Kina dhe Rusia përpiqen që Ballkanin ta quajnë si një zonë jashtë ndikimeve perëndimore dhe tentojnë që Rusia t’u rikthehet praktikave të Titos dhe të krijojë një zonë vunerabël”- shtoi nënkryetari i PL-së.

Sa i takon zhvillimeve në Kosovë dhe paralajmërimeve të bëra nga ndihmës sekretari amerikan James O’Brien ndaj vendimit të Prishtinës për heqjen e dinarit, Nesho tha se Kurti duhet të tregojë më shumë kujdes dhe të marrë parasysh rekomandimet e ndërkombëtarëve për të mos shkaktuar provokime ndaj Serbisë./m.j

#Blinken #vlerësoi #Ramën #një #udhëheqës #të #shkëlqyer #Nesho #Komplimente #madhore #por #dikush #përgatitur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button