Aktualitet
Blinken tremb Rithemelimin! S’ka dhunë në dyert e Kuvendit, ‘zhduken’ deputetët e Berishës

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit duket se i ka ‘trembur’ deputetët e Sali Berishës.
Për herë të parë, pas disa muajsh, në dyert e Kuvendit nuk ka patur akte dhune ndaj Gardës apo deputetëve të tjerë që nuk mendojnë si Rithemelimi.
Për këtë heshtje nuk ka asnjë reagim, por e sigurt është që Rithemelimi po përpiqet të ruajë imazhin përballë Antony Blinken, njeriut që vulosi fatin e Sali Berishës.
Njerëz pranë Rithemelimit e kanë justifikuar këtë heshtje si pasojë e një mbledhje që deputetët e Berishës po zhvillojnë për t’u organizuar për protestën e datës 20 Shkurt.
javanews/a.r
#Blinken #tremb #Rithemelimin #Ska #dhunë #në #dyert #Kuvendit #zhduken #deputetët #Berishës
Java News