Aktualitet

Vrau me thikë pas sherrit banal 47-vjeçarin, arrestohet pas disa orësh autori

Arratia e 35-vjeçari Ilir Koçilja, i cili vrau me thikë pas një sherri banal një person në Durrës përfundoi pas disa orësh. 47-vjeçari Halil Koka u vra me thikë nga fqinji i tij në lagjen nr. 4 të Durrësit, pranë shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30. Autori është identifikuar Ilir Koçilja 35-vjeç, është arrestuar nga policia. Banorët e zonës kanë deklaruar për policinë se autori është person problematik, i denoncuar më parë për kanosje. Po sipas tyre, 35-vjecari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe dy here ka qenë i shtruar në Psikiatrinë e Elbasanit.

Policia ka marre ne pyetje familjaret e Kokës, të cilët  ka deklaruar se Ilir Koçilja u kishte një shumë parash borxh. Dyshimi i policisë deri me tani është se viktima mund ti ketë kërkuar borxhin ndaj kanë përfunduar në përplasje fizike. Po të njëjtat burime thanë se ata kanë debatuar dhe për një vend parkimi para pallatit.

/f.s

#Vrau #thikë #pas #sherrit #banal #47vjeçarin #arrestohet #pas #disa #orësh #autori
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button