Aktualitet

E zuri orteku në Kosovë, gjendet trupi i 54-vjeçares amerikane, autoritetet apel turistëve

Një 54-vjeçare amerikane ka humbur jetën në Brezovicë të Kosovës, teksa ka qenë duke bërë ski. Ajo ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, i cili njoftoi autoritetet se gruaja e tij kishte humbur jetën pasi e kishte zënë orteku i dëborës. Ngjarja e rëndë sipas autoriteteve është shënuar ditën e djeshme në orën 15:35 minuta.

Qendra e Skijimit, Brezovicë  13.02.2024 – 15:35. Një femër shtetase amerikane është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit pa shenja jete në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Viktima sipas bashkëshortit të saj (shtetas britanik), me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës”, njofton policia.

Pas kërkimeve, Policia ka mundur të gjejë trupin e pajetë të viktimës, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në IML për ekspertizë.

Vlen të theksohet se, për shpëtimin  e turistes amerikane ishin mobilizuar ekipe të shumta të specializuara, por që për fat të keq 54-vjeçarja nuk iu mbijetoi plagëve të marra.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës u ka bërë apel turistëve që të tregohen të kujdesshëm.

Keni kujdes nga lëvizni pasi një lëvizje juaj shumë e vogël jashtë shtegut të skijimit mund të jetë e rrezikshme për jetën tuaj. Andaj lëvizni vetëm nëpër shtigje të skijimit. Shtigjet janë të sigurta dhe Brezoviza po ashtu është e sigurt”, shtoi tutje pjesëtari nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

/a.r

#zuri #orteku #në #Kosovë #gjendet #trupi #54vjeçares #amerikane #autoritetet #apel #turistëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button