Aktualitet
SPAK kërkon dënimin e Fredi Belerit me 2 vite e 6 muaj burg

Prokuroria e Posaçme kërkon që Fredi Beleri të dënohet me 2 vite e 6 muaj burg pasi është fajtor për korrupsion zgjedhor.
Në pretencën e lexuar këtë të martë në seancën e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur, por të pabetuar, të Himarës, SPAK kërkoi edhe dënimin me 2 vite burg për Pandeli Kokaveshin, por gjithashtu kërkoi pezullim të këtij dënimi dhe lënien në shërbim prove për 4 vite.
Seanca për argumentet përmbyllëse të palës mbrojtëse u caktua të zhvillohet më 28 shkurt, në orën 14:30.
/f.s
#SPAK #kërkon #dënimin #Fredi #Belerit #vite #muaj #burg
Java News