Aktualitet

“Thirrje për rezistencë”, Policia nis hetimin për fletushkat në veri

Disa fletushka të një organizate të re “Mbrojtja Popullore” janë shpërndarë të hënën në veri të vendit, në të cilat janë dhënë udhëzime për “t’iu kundërvyer policisë së Kosovës dhe administratës komunale”.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka hapur rast për thirrje për rezistencë.

Fletushkat me udhëzime të detajuara për serbët janë zbuluar në mbrëmje pas protestës së pensionistëve të zhvilluar në veri të vendit gjatë ditës së hënë.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar se hetimi është hapur pasi broshurat janë shpërndarë gjatë dhe pas protestës, dhe se ende nuk ka të dyshuar ose të arrestuar.

“Dyshojmë se dje gjatë dhe pas protestës këto broshura janë shpërnda dhe ne kemi has në to më vonë. Pas konsultimit me Prokurorin e Prokurorisë Speciale është hap rasti thirrje për rezistence dhe nxitje e urrejtjes. Nuk ka të dyshuar e as të arrestuar”, ka thënë Elshani për Dukagjinin.

Fletushkat, që mbajnë emrin e organizatës “Mbrojtja Popullore”, udhëzojnë serbët të përdorin mjete të dhunshme kundër policisë së Kosovës, duke përfshirë gjuajtjen me kokteje molotovi dhe goditjen me shuplakë shërbyesish komunalë.

Gjithashtu, ato ofrojnë udhëzime detajuar se si të thyhen veturat e policisë dhe si të përgatitet kokteji i molotovit.

“Kur policia arreston dhe ngacmon serbët siguroheni t’i mbroni ata kundër terrorit. Rezistenca nis tash Do të vazhdojë ‘Mbrojtja Popullore’”, shkruan në fletushkë.

Fletushkat janë bërë publike në mbrëmje, ndërsa siç ka thënë Policia e veriut, dyshimet janë se ato janë shpërndarë gjatë ditës, gjatë protestës së pensionistëve mesditën e së hënës.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se “persona të pa njohur nëpër hyrje të ndërtesave dhe rrugë të ndryshme kanë shpërndarë fletushka që lidhet me veprën e “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, fetar, racor, etnik”. Rasti është duke i hetuar”.

 

“Përgatitje për rezistencë”: Mesazhe kërcënuese nga veriu për Kurtin dhe Policinë e Kosovës



#Thirrje #për #rezistencë #Policia #nis #hetimin #për #fletushkat #në #veri
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button