Aktualitet

Rama, kritika ndaj socialistëve/ Çuçi: Ne oponencën e bëjmë, kur merret një vendim jemi solid!

Në një intervistë në “Real Story” në ABC News, kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi foli për situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek takimet e zhvilluara të grupit parlamentar si edhe Asambleja e PS.

Gjatë kësaj interviste, kreu i grupit parlamentar të PS tha se në këto takime është bërë një “skanim” i gjendjen së bazës.

Sipas tij Partia Socialiste është e vetmja që mund ta çojë Shqipërinë përpara, ndërsa shtoi se nuk ka paradoks më të madh se sa vendi të jetë pa një opozitë.

“Situata është paradoksale, por është paradoksale në krah të kundër. Nuk ka paradoks më të madh se sa të mbetet Shqipëria pa një opozitë të koordinuara. Sa na takon ne si PS, të gjitha veprimet që kemi bërë dhe të gjitha strukturat e PS që prej Kongresit të fundit, janë një agjendë e paracaktuar që do na çojë deri në fushatën elektorale të vitit tjetër.

Në funksion të saj ishte edhe mbledhja e Asambleja, në takimin sot me grupin parlamentar nuk bëmë gjë tjetër, veçse koordinuam detyrat. Në mars do të ketë një tjetër Asamble. Dje dhamë llogari apo diskutuam çfarë kemi bërë dhe pas një muaji secili do ta japë llogari për detyra që ka.  Ne oponencën e bëjmë, kur merret vendimi për diçka jemi solid në qëndrimin tonë. Kjo është një nga vlerat që lidershipi i PS e ka krijuar pas shumë turbullirave që ka pasur edhe PS në momente të caktuara”, tha ai./m.j

#Rama #kritika #ndaj #socialistëve #Çuçi #oponencën #bëjmë #kur #merret #një #vendim #jemi #solid
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button