“Kush janë dashnorët e mi?”/ Nusja që u mbajt izoluar nga burri përballet me vjehrrën

Vjehrra e 32-vjeçares ka tërhequr akuzat ndaj nuses së saj, e cila pas arrestimit të të birit, pretendoi se e reja e kishte tradhtuar Asqeri Mandrin.
Nëna e Asqeriut u shpreh se i bëri deklaratat pasi i iku truri kur i shkoi policia në shtëpi.
“Unë nuk kam asgjë, burri ka dhënë urdhër që të mos dal nga dera pa ardhur unë nga Greqia. Për fjalët që i kam thënë, i kërkoj falje. Kurrkush nuk i ka bërë asgjë grave”, tha vjehrra.
Nusja: Kush janë dashnorët e mi?
Vjehrra: Kur mu mbush shtëpia me polic, në iku truri. Derën e mbante hapur, nuk jemi zënë asnjëherë për diçka.
I kërkoj falje 100 herë, vjehrri ka thënë pa ardhur unë nga Greqia nuk do të dalësh nga ajo derë.
Nusja: Unë në atë derë nuk rri më
Vjehrra: Mos u largo, nuk jam unë dakord, as burri
Nusja: Edhe pas faljes së saj nuk mund t’i harroj dot, nuk kaloj dot në lagje.
/f.s
#Kush #janë #dashnorët #Nusja #që #mbajt #izoluar #nga #burri #përballet #vjehrrën
Java News