Aktualitet

Një foto intime shkaku? Familjarët akuzojnë: Vajza s’është hedhur nga pallati, e ka shtyrë ai legeni!

Familjarët e së resë që u hodh nga kati i katërt i një ndërtese në Kamëz, kanë folur për mediat, duke ngritur dyshime të shumta për ngjarjen.

Tezja e 27-vjeçares ka bërë me dije se ajo punonte si pastruese në shtëpinë e Altin Çokut. Ajo ka bërë deklaratën e fortë, duke thënë se ai mund të ketë shkuar dhe e të ketë shtyrë të renë nga lartësia.

“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time e kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar.

Nuk e di çfarë ka ndodhur, se këto muhabete kanë ndodhur 2 ditët e fundit dhe vajza nuk m’i ka thënë. Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë i bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe e ka vrarë. Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshortin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkoheshin prapë”, tha tezja e viktimës.

E reja ishte e martuar në Kosovë, por ishte në proces divorci me bashkëshortin dhe ishte kthyer te prindërit në Kamëz.

Deri më tani është raportuar se shkak për aktin e rëndë është bërë një foto intime e 27-vjeçares që Altin Çoku kishte publikuar në rrjetet sociale.

Ka dyshime se ky nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari Çoku i bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

/a.r

#Një #foto #intime #shkaku #Familjarët #akuzojnë #Vajza #sështë #hedhur #nga #pallati #shtyrë #legeni
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button