Sport

Armando Duka flet si eskpert bastesh: Duhet të hapen se na duhen lek

Kreu i FSHF-së, Armand Duka i ftuar në “Zonë e Lirë” në ABC News, foli për rihapjen e basteve ku theksoi se kanë ekzistuar në të zezë, ndërsa tani ka ardhur koha që tani të bëhen legale në mënyrë që sportit t’i shkojnë më shumë fonde.

Numri një i FSHF-u shpreh se miratimi i draftit pritet së shpejti në parlament por me disa ndryshime që ende nuk janë bërë të ditura plotësisht.

“I tërë sporti deri në 2020 ka pas një buxhet qesharak. Ne duhet të dime pak a shumë, sa para do të marim nga rihapja e basteve. Llotot kanë ekzistuar në të zezë dhe unë kam kërkuar të legalizohen pasi nuk janë ndërprerë kurrë. Ne kemi kërkuar të formalizohet që të ardhurat të shkojnë për sportit, kjo është ajo që kemi kërkuar dicka ilegale të bëhet legale. Tashmë projektligji për bastet sportive online është bërë me grupet e interesit dhe do shkojë së shpejti në parlament”, tha Duka.

I pyetur nëse Federatat e tjera a janë dakord për formalizimin e basteve, Duka ndër të tjera tha se dhe sportet e tjera kërkojnë fonde për të mirën e sportit.

“Ne kemi kërkuar që këto fonde të mos jenë në dëshirën e vetëm të një personi, apo të një komisioni që do i ndajë por të parashikohen me një VKM apo ligj, sa do të shkojnë për kulturën, sa do të shkojnë për futboll sepse nëse do të lihet në dëshirëne një komisioni nga presidenti i KOSHIT apo i Ministrisë së Arsimit, varet nga humori i tyre në mëngjes”. Fitmi nga bastet duhet të ndahet me ligj kaq përqind për fubollin, kaq për kulturën dhe kaq për sportin invidual, pasi buxheti që ka Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka një buxhet shumë të vogël dhe FSHF merr zero për sportin”,  përfundoi kreu i FSHF-së. 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button