Sport

Magjia e Afif, festimi i yllit të Katarit që po “çmend” rrjetin (VIDEO)

Akram Afif ishte ylli i padiskutueshëm i një mbrëmje magjike për Katarin në mitikun “Lusail”, ku më parë Argjentina e Leo Messit ngriti trofeun e Kupës së Botës.

Me tre gola, edhe pse të shënuara nga pika e bardhë, Afif i dha Katarit fitoren 3-1 përballë Jordanisë, duke bërë që vendi i tij të fitojë Kupën e Azisë për të dytën herë radhazi.

Por tregolëshi nuk ishte magjia e vetme e Afif në këtë sfidë, pasi festa e tij e pazakontë pas shënimit të golit të parë në minutën e 22-të është ajo që po “çmend” rrjetin.

Sulmuesi u ul në gjunjë dhe nxori nga çorapja e tij një kartë me foton e vetë, dhe më pas me një truk magjik e shndërroi imazhin brenda kartës në shkronjën “S”.

Video u shpërnda shpejt në rrjet dhe u bë virale, ndërsa të gjithë fansat e futbollit besojnë se ky ishte festimi më i bukur në historinë e këtij sporti.

/a.r

#Magjia #Afif #festimi #yllit #të #Katarit #që #çmend #rrjetin #VIDEO
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button