Aktualitet

Moti i keq vështirëson lundrimin, tragetet nisen nga Durrësi disa orë me vonesë

Moti i keq ka bërë që tragetet nga porti i Durrësit drejt Barit të nisen me 7 orë vonesë. Të njëjtat vonesa janë reflektuar edhe nga porti i Barit drejt vendit tonë.

Drejtoria e përgjithshme detare pezulloi përkohësisht lundrimet, pasi gjiri i Durrësit u përfshi nga erë dhe dallgë të forta mbrëmjen e të shtunës.

Për shkak të përkeqësimit të motit mjeteve të peshkimit u është ndaluar dalja në det. Përmirësimi i kushteve atmosferike pritet pasditen e të hënës.

/a.r

#Moti #keq #vështirëson #lundrimin #tragetet #nisen #nga #Durrësi #disa #orë #vonesë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button