Aktualitet

Tre makina përfshihen në aksident në Tepelenë, dyshohet për 1 viktimë, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele në aksin nacional Memaliaj-Krahës.

Mësohet se 3 makina janë përplasur me njëra-tjetrën për rrjedhojë dyshohet për 1 viktimë dhe 3 të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Qesarat, teksa priten të mësohet të tjera detaje.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

/a.r

#Tre #makina #përfshihen #në #aksident #në #Tepelenë #dyshohet #për #viktimë #të #plagosur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button