Atentati në firmën e inerteve, gazetari tregon detaje të reja: Dyshohet për 4 vrasës me pagesë

Gazetari Martin Marku ka sjellë të tjera detaje në lidhje me atentatin e së shtunës ku mbeti i vrarë Selman Mihana, 70 vjeç, ekonomist i një firme inertesh dhe i plagosur pronari i saj, Ardjan Gjeloshi, 51 vjeç.
Kanë qenë 4 persona që dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin e ndodhur ditën e djeshme rreth orës 07:00 të mëngjesit.
“Katër personat që dyshohen se kanë marrë pjesë të paktën nga informacionet që kemi arritur të marrim nga grupi hetimor dyshohet se kanë survejuar në momentin e hyrjes në kompani pronarin, së bashku me ekonomistin dhe më pas të katër personat kanë hyrë brenda në ambientet e kësaj kompanie të kamufluar si policë dhe fillimisht kanë hasur rojen e objektit të cilit i kanë komunikuar që jemi policia dhe kemi aksion kontrolli në këtë kompani. Sapo ata kanë verifikuar që objekti i shënjestrës i cili ka qenë pikërisht 51-vjeçari Ardian Gjeloshi, ka hyrë në ambientet e godinës, ku punonte prej disa vitesh, autorët kanë qëlluar në drejtim të shënjestrës, por fatkeqësisht viktimë e këtij atentati ka mbetur ekonomisti 70-vjeçari Selman Mihana”, raportoi gazetari.
Sipas të njëjtave burime dyshohet që vrasësit të jenë me pagesë. Ata kanë përdorur një mjet tip Range Rover të zezë në momentin e ekzekutimit.
Nga informacionet e deri tanishme është duke u hetuar pista e hakmarrjes, por edhe konfliktet që mund të ketë patur biznesmeni i njohur Ardian Gjeloshi me me kompanitë e tjera.
Sa i përket viktimës Mihana, dyshohet se ka qenë në mbrojtje të pronarit të tij, duke iu dalë përballë atentatorëve. Kujtojmë se në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 20 gëzhoja kallashnikovi.
/a.r
#Atentati #në #firmën #inerteve #gazetari #tregon #detaje #të #reja #Dyshohet #për #vrasës #pagesë
Java News