Life Style

“Do të kishe përfunduar në polici”/ Sherr i ashpër mes vajit të nxehtë në kuzhinë! Erjola: Je skizofrene

Një konflikt mes Ilnisës dhe Erjolës në kuzhinë degradoi në ofendime të ashpra mes vajzave.

Erjola shkoi në kuzhinë të gatuante disa vezë, por nuk u lejua nga Ilnisa. Gazetarja e kritikoi se po e bënte pis me vaj, ndërsa moderatorja i kujtoi se kuzhina nuk është pronë e saj. Debati degradoi në ofendime ndaj njëra-tjetrës. Erjola e quajti skizofrene, ndërsa Ilnisa e ironizoi duke i thënë “kështu të kanë mësuar prindërit”.

Erjola: Mos më shty tiganin, se mund të digjem

Ilnisa: Ti erdhe… çfarë taskirati kam që po më bën me pika

Erjola: Po ti avash se më shtyve tiganin me vaj të nxehtë, doje të më digjje o skizofrene

Ilnisa: Çfarë the m’i

Erjola: Po më shtyve tiganin

Ilnisa: Çfarë the

Erjola: Po ik o Ilnisa na lër rehat, atë thashë!

Ilnisa: Sheh ndonjë pasqyrë këtu, duke parë veten

Erjola: Më lër se erdha për qetësinë time, mos më cito

Ilnisa: Si nuk të vjen turp

Erjola: Ik se me ty nuk rrihet, nuk hahet, nuk pihet

Ilnisa: Kujdes se po gatuaj, shiko si më bëre

Meri: Kujdes se keni gjëra të nxehta dhe po bëni ndonjë dëm, ju lutem qetësohuni se do të digjeni

Erjola: Të më kishte rënë vaji mua, e shikoje ti si fluturoje, do kishe përfunduar në polici

Ilnisa: Nuk ka kamera këtu? Që ti je hipokritja dhe mashtruesja më e madhe në këtë shtëpi, kjo nuk do mend

Erjola: Ik, se ti edhe në bukë do sherr

Ilnisa: Do protagonizëm

Erjola: Protagonizëm do ti se nuk të fola

Ilnisa: Sa turp

Erjola: Nuk e ke marrë me tapi

Ilnisa: Turp për ty, kështu të kanë edukuar prindërit?

Erjola: Të më përmedësh babin dhe nënën që nuk e kam, unë nuk ta lejoj. Si më provokon te prindërit, kur e di që nuk i kam. O ndyrësirë. Nuk bie në nivelin tënd.

#të #kishe #përfunduar #në #polici #Sherr #ashpër #mes #vajit #të #nxehtë #në #kuzhinë #Erjola #skizofrene

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button