Durrës/ Protestë te mbikalimi i Fllakës, banorët: Vendosja e barrierave na bllokon rrugën dytësore

Vendosja e barrierave mbrojtëse nga ARRSH në rrugën Fllakë-Xhafzotaj pa ndërtuar një rruge të re, ka ngritur në protestë bizneset dhe banorët e zonës.
Banorët thonë se vendosja e tyre në këte segment duke bllokuar çdo rrugë dytësore me segmentin qendror izolon të gjithë komunitetin e biznesit dhe banorëve.
Bizneset thonë se duke vendosur barrierat nuk i kane lënë asnjë mundësi kalimi për të ushtruar aktivitetin.
Banoret deklarojnë se izolimi i tyre nis me pezullimin e vajtjes se fëmijëve ne shkolla, në spitale, e në çdo aktivitet të jetës së përditshme.
Askush nuk i ka pyetur banoret në lidhje me këtë vendimmarrje ndërsa banorët deklarojnë përshkallëzim të protestës.
Protesta e banoreve u monitorua nga policia e shtetit dhe nuk pati konflikt me firmën që zhvillon punimet.
/f.s
#Durrës #Protestë #mbikalimi #Fllakës #banorët #Vendosja #barrierave #bllokon #rrugën #dytësore
Java News