Aktualitet

Muajt e fundit, Policia realizoi 5 urdhërarreste ndërkombëtare dhe 8 ekstradime e transferime

Policia e Kosovës ka njoftuar se muajt e fundit, janë arrestuar pesë persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, ndërsa janë kryer tetë eksradime dhe transferime.

Policia njoftoi se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar me shtetet tjera, nga fillimi i këtij viti deri më tani, mbështetur edhe nga njësitë e ndryshme policore dhe nga institucionet tjera, ka realizuar me sukses disa arrestime, ekstradime, transferime dhe deportime.

Sa i përket arrestimit të pesë personave të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, Policia bën të ditur se ata kërkoheshin për veprat penale “Grabitje”, “Tregtimi ose sigurimi i narkotikëve ose substancave psikotropike”, “Zhvatje”, “Krim i përsëritur”, “Krim i kryer në bashkëpunim”, “Dhunë në familje”, “Sigurimi i mjeteve për të kryer vrasje”, e të tjera.

“Më datë 04.01.2024 është arrestuar shtetasi turk me inicialet I.K , i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Turqia për ‘grabitje’; më datë 27.12.2023 është arrestuar shtetasi turk me inicialet M.K, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Turqia për veprën penale “Tregtimi ose sigurimi i narkotikëve, ose substancave psikotropike’; më datë 02.01.2024 është arrestuar shtetasi i Kosovës me inicialet F.K, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Italia për veprat penale “Grabitje e rëndë”, “Krim i kryer në bashkëpunim”, “Krim i përsëritur”, “Zhvatje” dhe “Krim kundër ambientit’; më datë 30.01.2024 është arrestuar shtetasi i Nigerisë me inicialet Th.S, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Shqipëria për veprën penale “Dhunë në familje”; më datë 30.05.2023 është arrestuar shtetasi i Kosovës me inicialet H.B, kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Shqipëria për veprën penale “Sigurimi i mjeteve për të kryer vrasje”, thuhet në njoftim.

Kurse, për personat e ekstraduar dhe transferuar, Policia njofton se janë kërkuar për veprat penale “Mashtrim”, “Shkaktim i aksidentit me fatalitet”, “Vjedhje e rëndë”, “Vrasje”, e vepra tjera penale.

“Më datë 10.01.2024, është ekstraduar nga Gjermania shtetasi kosovar H.F, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Mashtrim”; më datë 16.01.2024, është transferuar nga Kroacia personi i burgosur me inicialet D.L. , qytetar i RKS, për vuajtje të pjesës së mbetur të dënimit. I njëjti nga autoritetet kroate për veprën penale “Shkaktim i aksidentit me fatalitet”; më datë 18.01.2024, është ekstraduar nga Zvicra personi me inicialet B.B, qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Mashtrim dhe Falsifikim i dokumenteve”; më datë 23.01.2024, është ekstraduar nga Kroacia personi me inicialet A.J, qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”; më datë 26.01.2024, është ekstraduar nga Gjermania personi me inicialet E.B., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Vjedhje e Rëndë’’ dhe ’’Grabitje”; më datë 30.01.2024, është ekstraduar nga Italia personi me inicialet F.A., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona; me datë 08.02.2024, është kryer depërtim nga SHBA i personit me inicialet D.LL., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Vrasje; më datë 08.02.2024, është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëri personi me inicialet Th.S., qytetar i Nigerisë, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, njofton Policia.



#Muajt #fundit #Policia #realizoi #urdhërarreste #ndërkombëtare #dhe #ekstradime #transferime
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button