VIDEO/ Humbet kontrollin nga humbja: Gjesti vulgar i Cristiano Ronaldos me fanellën e kundërshtarit

Në filozofinë e një kampioni si Cristiano Ronaldo humbja e një ndeshje nuk kalon aspak lehtë. Dhe humbja në derbin e Riadit, ku Al Nassr i tij u mposht 2-0 nga Al-Hilal i Neymar nuk i ka pëlqyer aspak portugezit.
Madje ka bërë që CR7 të humbasë toruan ndërsa i drejtohej dhomave të zhveshjes. Teksa largohej nga fusha i zemëruar, 39-vjeçari u bë protagonist me një gjest vulgar, pasi në drejtim të tij u hodh një fanellë e Al-Hilal nga tifozët kundërshtarë.
Ronaldo mori fanellën që u hodh në drejtim të tij, e fërkoi në pjesët intime dhe më pas e hodhi përsëri drejt tribunës. Gjesti i tij jo fort i hijshëm është kritikuar gjerësisht, ndërsa video e incidentit po bën xhiron e rrjetit.
🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨
Unethical behavior by Cristiano Ronaldo; He put the Al Hilal scarf in an inappropriate place and then threw it away !!!! pic.twitter.com/P5wlh3DYxm
— KinG £ (@xKGx__) February 8, 2024
#VIDEO #Humbet #kontrollin #nga #humbja #Gjesti #vulgar #Cristiano #Ronaldos #fanellën #kundërshtarit
Java News