Aktualitet

“Buzëqeshjen tënde, dheu si mund ta tresë?”, nipi iu aksidentua për vdekje, postimi prekës i gjyshit të 15-vjeçarit në Sarandë

Gjyshi i 15-vjeçarit që humbi jetën pas aksidentit të djeshëm në Sarandë, i ka dedikuar nipit të tij një poezi prekëse.

Përmes rreshtave, ai shpreh dhimbjen që ka kapluar gjithë familjen për humbjen e madhe, ndërsa shkruan se kujtimin e tij do ta ruajë përgjithmonë.

15-vjeçari u përplas për vdekje nga një automjet tip ‘Benz’ ndërkohë që shtynte makinën ‘Lancia’ pasi kishte pësuar një defekt.

Si pasojë e ngjarjes së rëndë, drejtuesi 24 vjeçar i automjetit tip ‘Lancia’ ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa është arrestuar 20 vjeçari që drejtonte automjetin tip ‘Benz’.

Postimi i gjyshit të të miturit që ndërroi jetë:
PËRSE IKE KELUUUSH ?
Kelush pse ike kaq shpejt në qiell?
Ti për ne ishe i ngrohtë si Diell…
Përse o Zot na e bëre gjithë këtë gjëmë?
O dhimbje sa një planet e rëndë?!
Buzëqeshjen tënde, dheu si mund ta tresë ?
Ike kelush i gjyshit,ike dhe na le pa shpresë
S’do ti shohim më kaçurelat e tua mbi ballë
Ti ishe bërë si div,ti ishe dy metër djalë !
Ooh ,çna e shkule shpirtin i bukuri Kelush
Digjemi nga dhimbja jote me shumë se prush!
Ç’qe që kjo gjëmë e zezë të ënjten në mbrëmje
S’ka masë që mund ta masë të këtillë dhembje !
O Keli ne na u shemb qielli dhe malet mbi kokë
Që mbrëmë, lotët për ty i derdhëm me okë..
Çohu e thuaj një fjalë mama Jones e babit Altin
Bëra shaka thuaju dhe hidhu në qafë me gëzim!
Përse o Zot,more Kelin,pesëmbëdhjetë vjeçarë
Ai ishte rob i Zotit ,ishte më i bukuri lastarë?
Oh sa ëndërra të bukura,tu prenë,Kelush në mes
Që mbrëmë u mbyllën përgjithmonë sytë e tu të zes!
Smund ta besoj,që sdo vish te gjyshi në Ksamil .
Ti për ne ishe vetë pranvera,më i bukuri trëndafil..!
Kelush,që ke pak orë që sje mesh,nuk dua ta besoj
Aromën tënde do ta ruaj në shpirt,deri sa të rroj !
Keli ,Kelush… Keliiiiii!

#Buzëqeshjen #tënde #dheu #mund #tresë #nipi #aksidentua #për #vdekje #postimi #prekës #gjyshit #të #15vjeçarit #në #Sarandë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button