Vezë e miell në Kuvend, Nesturi: Kjo është politikë petullash. Shfaqje karnavalesh

Në emisionin ‘3D’ në RTSH të drejtuar nga Alban Dudushi, në fokus kanë qenë veprimet e opozitës, kryesisht të sekretarit të Përgjithshëm të ‘Rithemelimit’, Flamur Noka, i cili gjatë ditës së sotme u përpoq të shprehte protestën e tij duke hedhur miell mbi gardistët dhe duke qëlluar me vezë makinat e kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.
Analisti, Platos Nesturi, e komentoi këtë situatë si një ‘politikë petullash’ dhe një shfaqe karnavalesh’.
“Shfaqja e sotme ishte si një mënyrë politike petullash. E kanë inatin me byreqet e Bashës, por e vijuan me miellin, jo me byreqe. Janë pjesë karnavalesh, që nuk prodhojnë politikë. Një shfaqe që nuk hyn në punë për asgjë.”, tha Nesturi.
/a.r
#Vezë #miell #në #Kuvend #Nesturi #Kjo #është #politikë #petullash #Shfaqje #karnavalesh
Java News