Aktualitet

Gruaja e dytë e Tigrit ia mbath në Zvicër, jep dorëheqjen nga One, gruaja e parë mbyllet në vilën tjetër të korrupsionit. Pse SPAK po vonon arrestimin?

Prapaskena
KreuKryesoreGruaja e dytë e Tigrit ia mbath në Zvicër, jep dorëheqjen nga One, gruaja e parë mbyllet në vilën tjetër të korrupsionit. Pse SPAK po vonon arrestimin?
Krim & KorrupsionKryesore
Gruaja e dytë e Tigrit ia mbath në Zvicër, jep dorëheqjen nga One, gruaja e parë mbyllet në vilën tjetër të korrupsionit. Pse SPAK po vonon arrestimin?
2023-04-210
SHPËRNDAJE0

Në kuadër të procedimit penal nr. 30 të datës 24 shkurt 2023, SPAK ka indentifikuar tre vila dhe dy apartamente korrupsioni të Arben Ahmetajt, cili është marrë nën hetim për pastrim parash, korrupsion, fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre.

Pasuritë Ahmetaj i ka fshehur në emrin e grave të tij, bashkëjetueses Erjola Hoxha dhe bashkëshortes Albina Mançka. SPAK ka sekuestruar përkohësisht për llogari të hetimit vilën në Hamallaj në emër të Erjola Hoxhës si dhe një vilë në Palasë në emrin e gruas së parë.

Kreu i SPAK Altin Dumani ka pohuar se bëhen verifikime për identifikimin e pasurive të tjera të mundshme që Tigri mund të ketë fshehur brenda dhe jashtë vendit.

Dy gratë e Ahmetajt kundërshtuan fillimisht kontrollet në vila nga BKH-ja, por gjykata rrëzoi pretendimet e tyre.

Më pas dy gratë kundërshtuan sekuestrimin e dy vilave. Albina Mançka pretendon se vila është e një shoqe të saj, edhe pse dokumentet e sekuestruara nga SPAK në vilë, tregojnë të kundërtën. Provat janë legjitimuar nga gjykata.

Ndërsa Erjola Hoxha thotë ndër të tjera se vila në Hamallaj, që Klodian Zoto i inceneratorëve i dha Tigrit, është streha e fundit e saj. Erjola Hoxha pretendon përmes avokatëve se pas kyçjes së vilës nga SPAK, ajo nuk ka ku të jetojë dhe se nuk e përballon dot qiranë.

Por çfarë po ndodh aktualisht?

Prapaskena mëson se Erjola Hoxha ka dhënë dorëheqjen nga One Albania dhe ia ka mbathur drejt Zvicrës, vend në të cilin dyshohet se Ahmetaj ka një tjetër vilë korrupsioni.

Nuk dihet nëse zonja Hoxha do kthehet në Tiranë apo do arratiset për t’i shpëtuar veprimit të ligjit si pjesë e pastrimit të parave të Tigrit.

Ndërkaq, gruaja e parë, Albina Mançka është zhvendosur në një tjetër vilë në Farkë, në emrin e saj, por që SPAK dyshon se vila është produk i parave të korrupsionit të Arben Ahmetajt.

Nga ana tjetër mbetet i çuditshëm fakti se pse SPAK nuk po vepron për një masë sigurie ndaj Arben Ahmetajt dhe grave të tij, kur provat paraprake të korrupsionit dhe pastrimit të parave janë flagrante.

Çdo lëvizje për të mundësuar një masë sigurie nga Ahmetajt kalon përmes një kërkese që SPAK duhet t’i drejtojë Kuvendit për heqje imuniteti.

Dy muaj nga procedimi penal, në Kuvend zyrtarisht nuk ka shkuar një kërkesë e tillë.

Nga ana tjetër, SPAK ka kërkuar arrest me burg për zyrtarë të lartë, të cilët nuk akuzoheshin për pastrim parash, vepra më e rëndë penale që dyshohet Tigri.

SPAK ka kërkuar arrest me burg për Fatos Tushen, Thoma Gëllçin, Lefter Allën etj., të akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, ndërsa vijon të lërë të lirë Arben Ahmetajn i cili akuzohet për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe fshehje të ardhurash.

Gjithashtu SPAK nxitoi për arrestimin e Lefter Kokës pa mbledhur provat, ndërsa me një tjetër standard po vepron deri më tani për Arben Ahmetajn.

Versionet e mosveprimit të SPAK mund të lidhen me zgjedhjet lokale, pritjen e të gjitha përgjigjeve për letërporositë, lobimet e Tigrit për t’i shpëtuar burgut.

Cila do qoftë arsyeja, vetëm shkaqe ligjore duket që nuk ka që Arben Ahmetaj, i kapur në korrupsion madhor dhe të zgjetur në kohë, vijon të jetë i lirë.

Mosbesimi shtohet në kushtet kur prokurori Klodian Braho i fshehur provat e korrupsionit për Arben Ahmetajn që gjeti në tre kompjuterat e Klodian Zotos në prill të vitit 2022.

Bëhet fjalë për vilën që i kishte dhuruar Zoto në Hamallaj si dhe pagesat për udhëtime dhe akomodim në hotele me 5 yje të Evropës.

U desh denoncimi në media dhe presioni i opinionit publik që Altin Dumani ta marrte vetë dosjen në dorë bashkë me Enkeleda Millonain, duke larguar Klodian Brahon si të kompromentuar

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button