Bajqinovci kritika Përparim Ramës pas shkarkimeve: U dorëzuan duke akuzuar njëri-tjetrin për keqpërdorime dhe dështime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar për shkarkimet në komunën e Prishtinës, derisa ka kritikuar kryetarin Përparim Rama për punën e tij në kryeqytet, raporton Gazeta Blic.
Përmes një video në Facebook nga sheshi Xhorxh Bush, ai thotë se PDK e LDK u bashkuan për Prishtinën e përjetimeve, por u dorëzuan duke akuzuar njëri-tjetrin për keqpërdorime dhe dështime.
Ai ka thënë se lajmi i mirë është se Gjykata e ndaloi ekzekutimin e vendimit për këmbimin e pronave të Badocit.
Pas dy vite e gjysmë të kolapsit të menaxhimit me mbeturina, kolonave të papara, bllokimin e rrugëve, trafiku urban me mbi 500 sulme të qenve endacakë brenda një viti në Prishtinë, Përparim Rama ende tregon për smart city, qytetin inteligjent, bile duke e themeluar atë drejtorinë e transformimit 3D. Prishtina e përjetimeve i bashkoi në krye me kryetarin e Badocit, më falni të Prishtinës, por u dorëzuan duke akuzuar njëri-tjetrin për keqpërdorime dhe dështime. Lajmi i mirë është se Gjykata e ndaloi ekzekutimin e vendimit për këmbimin e pronave të Badocit. Pushteti komunal Prishtinën e ka paralizuar, ndërsa ende nuk mund t’u ofrojë qytetarëve shërbimet më bazike. Ende asgjë nuk keni parë”, thotë deputeti./Gazeta Blic/
#Bajqinovci #kritika #Përparim #Ramës #pas #shkarkimeve #dorëzuan #duke #akuzuar #njëritjetrin #për #keqpërdorime #dhe #dështime
gazetablic.com