Aktualitet

“Do të të helmojnë në burg”- Alma Kaçi pasi u dënua për prostitucion: Hodhën baltë mbi mua

Alma Kaçi, protagonistja e videoskandalit seksual të Safet Gjicit në zyrën e bashkisë së Kukësit, ka reaguar pasi është dënuar nga Gjykata me 1 vit burg për prostitucion.

Ajo është shprehur se akuza ndaj saj është bërë për t’i përdhosur emrin, ndërsa shtoi se kjo tregoi se Safet Gjici blen gjykatat me lekë.

Hodhën baltë mbi mua, sepse normalisht e ritheksoj, jemi në 1 vend ku jemi 1 vend maskilist ku mashkulli ka të drejtë të bëjë çfarëdolloj gjëje, femra është ajo që do goditet”, tha ajo për Ora News.

Alma Kaçi hedh akuza të rënda teksa shprehet se është paralajmëruar më parë që vëllai i ish-kryebashkiakut të Kukësit do t’i bënte kurth. Sipas saj, plani është që ta fusin në burg ku do ta helmojnë dhe do të duket si infarkt.

Ajo shprehet se nuk ka frikë për veten e saj, por për të birin, duke thekuar se do të luftojë.

Reagimi i Alma Kaçit:

Jam Alma pra u njoha me vendimin e gjykatës. Doja të thoja që është turp që i japin këtë akuzë e bëjnë të përdhosin emrin tim.

Ndërkohë fare thjesht akuzën shpërdorim detyre mund t’ia kishin dhënë që në fillim zotërisë në fjalë, i cili e ritheksoi me plot gojë që blen gjykatat me lekë.

Nëse unë do isha e tillë, nuk besoj që dhe zotëria që blenë me lekë e ritheksoi sërish gjykatat do merrej me 1 person me të tillë epitet.

Kjo për të vetmen arsye sepse video u dekonspirua gjatë rrugës nga një pakujdesi e imja i kanë hedhur poshtë të tëra faktet e mia, të cilat ndodhen në telefonat që mua mi kanë sekuestruar SPAK-u.

Nga 4 vjet. Zotëria mori 2 vjet. Hodhën baltë mbi mua, sepse normalisht e ritheksoj, jemi në 1 vend ku jemi 1 vend maskilist ku mashkulli ka të drejtë të bëjë çfarëdolloj gjëje, femra është ajo që do goditet.

Është një akuzë që është e mirëmenduar për të më bërë mua keq. Madje unë kam dëgjuar në periudhën korrik, sepse video u shfaq në qershor.

Nuk e mbaj mend datën ekzakte. Nga goja e 1 gazetari që Alma, vëllai i Safet Gjicit, ty po të bën kurth që domethonë ki kujdes do të fusin në burg dhe aty do të helmojnë dhe do ta bëjnë sikur të ka ndodhur sikur kalon infrakt i mora Qesharake.

Bisedova me avokaten time këto janë gjëra që unë nuk doja të nxirrja. Por meqë ndodhi kjo?

Më duken se këto gjëra janë 1.000 përqind të sakta. Sepse. Jo që kam frikë, unë jam 1, jam i luftarake por 1 vend ku shkelet e drejta e fëmijëve.

Në rastin konkret flas për fëmijën tim. Domethënë që kur çdo gjë këtu është e shumëzuar me 0 të drejta për të jetuar e drejta e njeriut, pra me pak fjalë mos ta zgjas shumë u godit më i dobëti. Megjithatë unë do luftoj.

/a.r

#të #të #helmojnë #në #burg #Alma #Kaçi #pasi #dënua #për #prostitucion #Hodhën #baltë #mbi #mua
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button