Aktualitet

U ekzekutua me breshëri plumbash, biznesmeni grek bashkëpunëtor i 56-vjeçarit nga Berati i vrarë në Athinë. Çfarë qëndron pas larjes së hesapeve

Biznesmeni i vrarë sot në Greqi rezulton bashkëpunëtor i shqiptarit Thimi Droboniku alis Thimi Prifti, 56 vjec, nga Berati, i ekzekutuar me armë në “Palio Faliro” të Athinës në 31 nëntor 2023 nga persona të paidentifikuar.

Mësohet se biznesmeni i ekzekutuar sot furnizonte me cigare Drobonikun. Ky i fundit ka precedentë penalë në Greqi për kontrabandë cigaresh dhe çështje droge.

Ka dyshime se dy vrasjet mund te lidhen me njëra tjetrën. Përpos kësaj, biznesmeni i ekzekutuar sot, rezulton të ketë të punësuar shumë shqiptarë, madje edhe rojet e tij ishin shqiptarë. Gruaja e tij, po shqiptare, është ekzekutuar disa vite më parë.

Dyshohet se vrasjet po ndodhin për kontrabandën e cigareve, sic po ndodhin vitet e fundit vrasjet e eksponentëve kryesorë të mafies greke, për të njëjtin motiv. Pas këtyre vrasjeve janë zbuluar autorë nga Europa Lindore dhe Shqipëria

/a.d

#ekzekutua #breshëri #plumbash #biznesmeni #grek #bashkëpunëtor #56vjeçarit #nga #Berati #vrarë #në #Athinë #Çfarë #qëndron #pas #larjes #së #hesapeve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button