Aktualitet

Gjikondi për tensionet në Kuvend: Skena për të ngritur pazaret e tyre. Teatër, në qendër interesat personale

Juristja Brizida Gjikondi i ka konsideruar tensionet në Kuvend një teatër, të cilën të gjithë e bëjnë për interesat personale. Ajo ka theksuar në “News Line” se këto janë skena vetëm për të ngritur pazaret e tyre, duke përmendur këtu ligjin për bastet online.

Është një tragjikomedi e luajtur bukur dhe pastër. Ata kanë të gjithë interesa personale. Edhe deklarata e zotit Çuçi ishte disi e sinqertë sepse opozita nuk ka pyetur për asgjë. Edhe këtë pseudo hi syve që po i hedhin shqiptarëve sot, jam e bindur që do të thonë që e kanë bërë thjesht si një teatër.

Këto skena i bëjnë patjetër për të ngritur pazaret e tyre. Salianji është një pikë e rëndësishme e agjendës, dhe nuk e pamë shumë sot. E bëjnë dhe për votat e lotove të sportit, e bëjnë dhe për Berishën. Gjithashtu ishte bërë edhe një deklaratë e zotit Rama që do të fliste për Ahmetajn dhe u munduan që ta mbajnë në piazë këtë të fundit, pasi u shfaq te televizioni i familjes“, tha ndër të tjera Gjikondi./m.j

#Gjikondi #për #tensionet #në #Kuvend #Skena #për #të #ngritur #pazaret #tyre #Teatër #në #qendër #interesat #personale
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button