Uncategorized

Berisha kundër rritjes së rrogave: Rama do falimentojë Shqipërinë, po e bëri pagën mesatare 900 euro

Sali Berisha ka prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Memaliaj, Albert Malaj.

Gjatë fjalës së tij, ai kundërshtoi rritjen e rrogave, me pretendimin se do falimentohet Shqipëria.

“Pensionet për shkak të çmimeve zvogëlohen, rrogat për shkak të çmimeve zvogëlohen, Edi Rama përsëri përdor armën e tij të zezë, mashtrimin. U thotë shqiptarëve se do ta keni rrogën mesatare 900 euro, nga 400 që është tani. 

Të dashur miq, të rrisësh rrogën mesatare 900 euro, do të thotë të rrisësh inflacionin me 3 shifra, do të thotë jo vetëm ti falimentosh bizneset, bankat, të falimentosh Shqipërinë dhe këtë e thotë vetëm një njeri, i cili për karrigen e tij është i aftë të ju thotë shqiptarëve çdo mashtrim, çdo gënjeshtër, sepse pasi të marrë votat, shqiptarët do të provojnë shëndetësinë falas të tij, e cila jo që nuk ishte falas, por shqiptarët paguajnë sot më shumë se çdo qytetar evropian për shërbimin shëndetësor dhe tani do të krijojë dy korsi në shëndetësi, korsinë e pasanikëve dhe atyre që nuk kanë. 

Pasanikët do të kenë të drejtë të marrin shërbime me shpejtësi, të tjerët do të presion radhën. Nuk ka akt më ciniki, jo njerëzor se sa ky. U garantoj ju, se ndryshimi që fillon me 14 maj do të sjellë me shpejtësi përmbysjen e qeverisë më hajdute të historisë së Shqipërisë. Ju garantoj se qeveria e ardhshme, objektivin më absolut do të ketë rrogat dhe pensionet e shqiptarëve më të lartat në rajon. Do të ketë suksesin e shqiptarëve në biznes, përgjysmimin e taksave, do të ketë shkollimin, punësimin dhe strehimin e të rinjve me përparësi absolute”, tha Berisha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button