Aktualitet

VIDEO / Mbante pistoletë me vete, momenti kur agjentët neutralizojnë 22-vjeçarin në Tiranë

Agjentët e Policisë së Tiranës kanë arrestuar një 22-vjeçar të armatosur që qarkullonte me pistoletë. I riu Rigels M. 22 vjeç banues në zonën e Arbanës, u arrestua nga policia në flagrancë.

Atij iu gjet pistoleta dhe një krehër me municion. Ndërsa nga kontrolli në banesën e tij, iu sekuestruan sasi municioni luftarak dhe fara kanabisi.

Sipas policisë, në bazë të informacioneve, 22-vjeçari dyshohet se pistoletën e kishte për ta shitur.

Ndërkohë hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

/a.r

#VIDEO #Mbante #pistoletë #vete #momenti #kur #agjentët #neutralizojnë #22vjeçarin #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button