Aktualitet

Sot shënohet Dita Botërore e Kancerit

Sot shënohet Dita Botërore e Kancerit. Dita Botërore e Kancerit udhëhiqet nga Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit (UICC) , i cili mbështet qëllimet e Deklaratës Botërore të Kancerit. Kjo deklaratë ishte shkruar në vitin 2008.

4 shkurti është Dita Botërore e Kancerit, e cila synon të rris ndërgjegjësimin për kancerin dhe për të inkurajuar parandalimin, zbulimin dhe trajtimin e tij.

Qëllimi kryesor i Ditës Botërore të Kancerit është të reduktojë ndjeshëm sëmundjet dhe vdekjet e shkaktuara nga kanceri dhe është një mundësi për të mbledhur komunitetin ndërkombëtar për t’i dhënë fund padrejtësisë së vuajtjeve të parandalueshme nga kanceri. Dita festohet nga Kombet e Bashkuara.

Dita Botërore e Kancerit synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe reduktimin e stigmës. Në Ditën Botërore të Kancerit zhvillohen iniciativa të shumta për të treguar mbështetje për të prekurit nga kanceri./rtk



#Sot #shënohet #Dita #Botërore #Kancerit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button