Meta në Maliq: Me Partinë e Lirisë mollët, patatet, qepet nuk do të shkojnë dëm

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se produktet bujqësore të fermerëve më PL në pushtet nuk do të shkojnë asnjëherë dëm.
Meta ka zgjedhur të ndajë këtë mesazh, duke postuar një foto me kreun PL-së në Maliq, për të cilin tha se ka mbrojtur interesat e komuniteti në bashkinë e Maliqit.
Ish-presidenti thekson se kjo zonë ka potencial të jashtëzakonshëm prodhimi, ndërkohë që ka vënë theksin tek fermerët për të cilët thekson se “djersa e tyre do të shpërblehet dhe kthehet në begati!”
“Kënaqësi ta nis ditën me Kryetarin e Partisë të Lirisë në Maliq, Faslli Zholin.
E falenderova për punën e shkëlqyer që ai bën si Nënkryetar i Këshillit të Bashkisë bashkë me këshilltarët tanë në mbrojtje të interesave të komunitetit punëdashës të kësaj treve që ka një potencial të jashtëzakonshëm për prodhim dhe zhvillim.
Me Partinë e Lirisë mollët, patatet, qepet dhe prodhimet e tjera nuk do të shkojnë dëm.
Djersa e tyre do të shpërblehet dhe kthehet në begati!”, shkruan Meta.
/f.s
#Meta #në #Maliq #Partinë #Lirisë #mollët #patatet #qepet #nuk #të #shkojnë #dëm
Java News