Aktualitet

Ministri Hasani jep lajmin: Hasani: Tashmë legalizimi i dokumenteve për jashtë vendit, kryhet brenda 24 orëve

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka bërë të ditur se tashmë legalizimi i dokumenteve apo aspostilimi i tyre realizohet brenda 24 orëve. Sipas Hasanit, të gjitha dokumentet e lëshuara nga administrata shqiptare dhe që janë për destinacion për t’u përdorur jashtë shtetit duhet të jenë të legalizuara dhe tashmë legalizimi i tyre kryhet brenda 24 orëve.

Të gjithë ata që duan të dërgojnë jashtë vendit dokumente i dorëzojnë ato në çdo zyrë poste brenda territorit të Shqipërisë.

Më pas Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme përpunon të gjithë dokumentacionin “për legalizim/ apostilim brenda ditës, i cili merret në dorëzim nga korrierët e postës dhe më pas kryhet shpërndarja e tyre”.

#Ministri #Hasani #jep #lajmin #Hasani #Tashmë #legalizimi #dokumenteve #për #jashtë #vendit #kryhet #brenda #orëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button