“T’u përgjigjemi nevojave që kanë njerëzit”/ Alimehmeti: PD duhet të zgjidh problemet brenda vetes

Ish-kandidati për kreun e Bashkisë Tiranë Ilir Alimehmeti, në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, foli në lidhje me situatën në opozitë.
Ai theksoi se PD, fillimisht duhet të zgjidh problemet brenda vetes e më pas t’u përgjigjet nevojave të njerëzve. Mes të tjerash ai shtoi se në opozitë shikon sinjale reflektimi për bashkimin e PD.
“Kemi një të keqe të madhe largimi i njerëzve. Nuk duhet të lejojmë shpopullimin e banorëve. PD duhet të zgjidh problemet brenda vetes. Vendimet duhet ti marrim në bashkëredim me çfarë kërkohet. Nëse ne vazhdojmë këtë rrugë pa dëgjua pjesën tjetër, do vazhdojmë në këtë situatë që jemi. Unë shoh sinjale bashkimi, shoh sinjale reflektimi. Jam i mendimit se në pranverë do të ketë zhvillime pozitive.
PD duhet t’u përgjigjet nevojave që kanë njerëzit. Në Kuvend duhet të respektohet rregullorja dy palëshe, por nëse nuk respektohet nga pala më e madhe e ke shumë të vështirë që të ia kërkosh palës më të vogël. Kemi kërkuar seancë të posaçme për inceneratorët. Por kjo nuk bëhet, njësoj si Komisionet Hetimore të Parlamentit”-tha ai.
/f.s
#përgjigjemi #nevojave #që #kanë #njerëzit #Alimehmeti #duhet #të #zgjidh #problemet #brenda #vetes
Java News