Limaj me kritika të forta për opozitën: Tash e tri vite ndjekin temat e Kurtit, nuk arrijnë dot të ndërtojnë një kauzë!
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka patur kritika të forta sa i përket opozitës në Kuvend.
Limaj tha se opozita i ka vëzhguar e përgjumur veprimet e Qeverisë.
Ai tha se të njëjtit nuk janë të koordinuar në Kuvend dhe se po i ndjekin temat e Kurtit.
“Mendoj se opozita ka vëzhguar e përgjumur veprimet e kësaj qeverie. Fatkeqësisht opozita është futur në kurthin e zotit Kurti, tash e tri vite opozita nuk ka arritur me pas një temë të saj. Tash e tri vite opozita parlamentare i ndjek temat e zoti Kurti, vrapon pas temave të tij në vend që të ndërtojë një kauzë, të hapë tema që janë të rëndësishme dhe me interes për vendin, ajo mjaftohet me reagime me fjalime të shkurtra në parlament, me disa statuse në rrjetet sociale dhe kaq përfundon. Dhe fatkeqësisht, jo rastësisht një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës, po flas opozitarë, ndihen të papërfaqësuar, i’u mungon zëri i tyre për t’u ngritur në parlament dhe jashtë tij, për t’i paraqitur shqetësimet dhe ky është realiteti”
“Prandaj kjo ka mundësuar edhe arrogancën e Qeverisë, kur nuk keni një opozitë aktive, dinamike, me iniciativë, me ide, me veprim, ju po aq shumë jeni përgjegjës ndaj kësaj që po ndodh në vend po aq sa vetë Qeveria sepse po e ndihmoni që Qeveria të jetë arrogante, një Qeveri që nuk i jep llogari askujt, një Qeveri që të gjitha këto që folëm i bën dhe nuk shqetësohet se dikush atje do t’ia ‘shky maskën’ e mosveprimit apo veprimit të keq. Krijohen këto realitet ku njëfarë komoditeti brenda arrogancës së tyre duke parë një opozitë e cila atje as nuk është e koordinuar e as nuk ka vullnet të iniciativës dhe as nuk di të krijojë tema, merren me gjëra krejt periferike” deklaroi Limaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.
#Limaj #kritika #të #forta #për #opozitën #Tash #tri #vite #ndjekin #temat #Kurtit #nuk #arrijnë #dot #të #ndërtojnë #një #kauzë
gazetablic.com